×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raportimet e shumta për të dhe Vuçiqin, Fahri Musliu bën një reagim

    Insajderi
    04 November 2023 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emri i gazetarit kosovar në pension, Fahri Musliu, ka disa ditë që zë vend në mediat në Serbi e Kosovë për shkak të ngjajshmërisë që ka me presidentin serb, Aleksander Vucic.

    Vetë Musliu ka mohuar kategorikisht pretendimet se mund të jetë babai i presidentit serb dhe ka sqaruar se me nënën e Vuçiq kanë pasur vetëm shoqëri.

    GJithë raportimet kanë nxitur edhe presidentin e Serbisë, ALeksander Vucic, që të dalë në një adresim bashkë me babain e tij, Angjelkon, si kundërpërgjigje për gjithë pretendimet e hedhura në media.

    Ndërsa sot ka bërë një reagim në profilin e tij edhe gazetari veteran, Fahri Musliu, duke thënë se njerëzit që merren me jetën e të tjerëve, me thashetheme, trillime e shpifje , s’kanë edukatë dhe as identitet personal.

    “Njerëzit që merren me jetën e tjerëve, me thashetheme,  trillime e shpifje –  dëshmojnë se nuk kanë jetë të vetën,  edukatë, kulturë e as  identitet personal.

    Ata janë të mjer dhe për keqardhje”, ka shkruar Musliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark