×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Raportimet për kartonin blu në futboll, reagon ashpër Klopp

    Insajderi
    09 February 2024 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shumë shpejt në lojën e futbollit pritet të futet edhe kartoni blu.

    Mediat e huaja raportojnë se Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit ka nënshkruar futjen e një kartoni blu, i cili do të jetë pjesë e një prove për lojtarët që ndëshkohen dy herë me kartonë të verdhë.

    Protokolli i ri do të shohë që lojtarët të largohen nga fusha për 10 minuta nëse kryejnë një faull të ashpër ose tregojnë mospajtim ndaj një zyrtari.

    Rreth futjes së kartoni blu ka folur edhe trajneri gjerman, Jurgen Klopp.

    Ai tha se kjo nuk duket një ide e mirë për momentin.

    Do t’i mbaja gjërat sa më të thjeshta. Nuk tingëllon si një ide fantastike për momentin, por nuk e mbaj mend idenë e fundit fantastike nga këta djem të IFAB dhe jam 56 vjeç!”, ka deklaruar Klopp.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark