
Është mbajtur sot gjykimi fillestar ndaj Drejtoreshës së Inspeksionit së Komunës së Gjilanit, Entela Hyseni dhe shefit të Inspeksionit, Salih Kqiku ndaj të cilëve Prokuroria në Gjilan kishte ngritur aktakuzë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Insajderi kishte raportuat ekskluzivisht se këta dy zyrtarë, dyshohet se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë favorizuar ndërtime ilegale në Komunën e Gjilanit.
Në këtë seancë, e pandehura Entela Hyseni ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë dhe veprën që rëndon mbi të.
“E kam kuptuar në tërësi aktakuzën e lexuar dhe se nuk ka nevojë për sqarime shtesë. Ndërsa, për veprën e cila më vihet në barrë nuk e pranoj fajësinë për të sepse nuk e kam kryer”, ka deklaruar ajo para trupit gjykues.
Pas kësaj, seanca gjyqësore ka përfunduar.