Insajderi
Lajme

Raportimi për aferat në BKS | Prokurorja Speciale e humb rastin kundër Insajderit

Insajderi
27 February 2026 - 14:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportimi për aferat në BKS | Prokurorja Speciale e humb rastin kundër Insajderit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka nxjerrë vendim në favor të Gazetës Insajderi duke hedhur poshtë ankesën e Ilirjana Çollaku-Tafës, Prokurore Speciale, lidhur me hulumtimin që ekspozoi parregullsitë në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).

Ankesa e prokurores pretendonte se artikulli me titull “Rënia e Sami Mazrekut – Si u mbrojt me heshtje nga PSRK dhe si u fundos nga një auditim i brendshëm” kishte shkelur kodin e etikës. Megjithatë, pas shqyrtimit të fakteve, KMShK konstatoi: Shkrimi është bazuar në fakte dhe dokumente (auditime të brendshme) që dëshmojnë keqmenaxhimin; Gazeta ka respektuar parimin e audiatur et altera pars (dëgjimi i palës tjetër), duke mos shkelur të drejtën për përgjigje; Raportimi për mënyrën se si menaxhohen fondet në industrinë e sigurimeve dhe roli i prokurorisë në këto procese është jetik për publikun.

“KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Ilirjana Çollaku – Tafës kundër Insajderi.org për shkrimin me titull “Rënia e Sami Mazrekut – Si u mbrojt me heshtje nga PSRK dhe si u fundos nga një auditim i brendshëm”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë tëbëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, ashtu siç pretendon pala ankuese”, thuhet në komunikatën e KMSHK.

Hulumtimi i Insajderit zbardhi se si struktura e fuqishme e Sami Mazrekut në BKS u lëkund jo nga veprimet e prokurorisë, por nga një auditim i brendshëm që ekspozoi shpenzimet dhe veprimet e dyshimta. Artikulli ngrinte pyetje për heshtjen e Prokurorisë Speciale (PSRK) karshi këtyre zhvillimeve për një kohë të gjatë.

Lexo në seri raportimesh të Insajderit për këtë aferë për të cilën më 8 janar 2026 Prokuroria në Prizren nisi një aksion:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark