Gazeta Insajderi kishte raportuar për rastin ku kompanisë së biznesmenit, Burim Piraj, i ishin kapur nga shteti 20 tonë misht pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella.
Raportimi i Insajderit ishte i bazuar në fakte- dokumente, dhe madje duke i dhënë edhe firmës në fjalë hapësirë për komentim.
Pavarësisht fakteve, trajtimit me etikë të lartë të raportimit, dhe publikimit edhe të dokumenteve të shtetit për këtë rast, firma kishte vendosur që të deponoi ankesë në Këshillin e Mediva.
Ky mekanizëm vetë-rregullues i mediave ka vendosur që të e refuzoi ankesën e Mekka Hallal Food dhe u vërtetua që Gazeta Insajderi ka raportuar drejtë, saktë, dhe me fakte.
“KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Pirro Pirajt kundër Veriu.info për shkrimet me tituj “Skandal: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohenmbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (Video)” dhe “Profesori Latifi pas skandalit të ‘Meka Food’: Pasi ua kanë helmu mendjen, tash ua helmojnë edhe trupin tuaj e të fëmijëve tuaj”, kundër Gazetablic.com për shkrimin me titull“Kompanisë ‘Meka’, që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohenmbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella” dhe kundër Insajderi.org për shkrimin me titull “Kompanisë‘Meka Halal Food’ i kapen 20 tonë mish të bardhë me bakterin e rrezikshëm Salmonella”, duke konstatuar se nuk është shkelurKapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, ashtu siç pretendon palaankuese.”, thuhet në komunikatën e KMSHK-së.
Lexo raportimin e Insajderit për këtë rast: