Insajderi
Lajme

Raportin për vrasjen e Arlindës, Ministria e Drejtësisë e titullon si “dhunë në familje”-Reagon Ganimete Musliu

Insajderi
29 October 2026 - 19:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportin për vrasjen e Arlindës, Ministria e Drejtësisë e titullon si “dhunë në familje”-Reagon Ganimete Musliu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj raportit zyrtar institucional lidhur me vrasjen mizore të Arlinda Zekajt.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Musliu ka theksuar se në faqen e parë të raportit që pretendohet të jetë për dështimin e institucioneve për ta mbrojtur Arlinden, shkruhet “për rastin e dhunës në familje të Arlinda Zekajt”.

Sipas deputetes opozitare, raporti paraqet një minim të qëllimshëm të krimit, ku ngjarja tragjike cilësohet thjesht si “rast i dhunës në familje” dhe jo si vrasje.

Postimi i saj i plotë:

72 orë për një raport që vrasjen e Arlindës ende e quan në titull “rast të dhunës në familje”! Donikë, Arlinda është vrarë. Nuk jeton më. Dhe raporti që duhet të sqarojë dështimet institucionale ende nuk e thotë qartë, që në titull, se bëhet fjalë për një vrasje. Arlinda kërkoi mbrojtje sa ishte gjallë. Sot, së paku, meriton që ajo që i ndodhi të quhet me emrin që ka: VRASJE. Skandal pas skandali. Raport pas raporti. Por përgjegjësi nuk ka! Përgjegjësia politike nuk mund të fshihet pas raporteve dhe konferencave për media. Dorëheqje, Donikë! Sot. Jo nesër, në konferencë!.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark