×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raportohen tri raste të falsifikimit të parasë, në njërën bankë deponohen mbi 3 mijë euro

    Insajderi
    07 March 2024 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të enjten ka bërë të ditur rreth tri rasteve të falsifikimit ta parasë, të cilat dy prej tyre kanë ndodhur në Prishtinë e një në Prizren.

    Sipas policisë, dy rastet e ndodhura në kryeqytet kanë ndodhur në të njëjtën rrugë “Robert Doll”.

    Arkëtarja e një banke ka thënë se paratë janë deponuar nga persona të ndryshëm ku dyshohet të jenë të falsifikuara.

    “Rr. Robert Doll, Prishtinë NN. Ankuesja femër kosovare, arkëtare në bankë ka raportuar se nga persona të ndryshëm janë deponuar para që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.

    “Rr. Robert Doll, Prishtinë NN. Ankuesja femër kosovare, arkëtare në bankë ka raportuar se nga persona të ndryshëm janë deponuar para që dyshohet të jenë të falsifikuara”.

    Ndërkaq, në një bank në Prizren, përfaqësuesi i saj ka raportuar se kompani të ndryshme kanë deponuar mbi 3 mijë euro ku dyshohen të jenë të falsifikuara.

    “Rr. Besim Shala, Prizren 24.02.2024. Ankuesi mashkull kosovar, përfaqësues i bankës ka raportuar se kompani të ndryshme kanë deponuar 3045€ që dyshohet të jenë të falsifikuara”, ka bërë të ditur policia më tej.

    Paratë në të tria rastet janë sekuestruar për hetim të mëtutjeshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark