×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raportohet për mjet të dyshimtë te “Rruga B”, policia ndërpret qarkullimin në një pjesë të saj

    Insajderi
    17 February 2024 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka bllokuar qarkullimin në një pjesë të Rrugës “B” në Prishtinë, pasi ka pranuar informatë se aty gjendet një mjet i dyshimtë.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Bëhet e ditur se policia po merr veprimet e nevojshme për të menaxhuar situatën.

    “Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark