Insajderi
Lajme

Raportohet për vrasje të rëndë në Prizren, dyshohet se babai e ka vrarë të bijën e tij

Insajderi
06 May 2025 - 08:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportohet për vrasje të rëndë në Prizren, dyshohet se babai e ka vrarë të bijën e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Dyshohet se babai ka privuar nga jeta vajzën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 06.05.2025, në një banesë në qytetin e Prizrenit. Vajza ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. I dyshuari raportohet të jetë shtetas turk.

Sinjali raporton se bëhet fjalë për M.G. i cili pas aktit ka tentuar t’ia marrë jetën edhe vetes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, forenzika dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark