Insajderi
Botë

Raportohet për vrasjen e shefit të marinës iraniane, që qëndron pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit

Insajderi
26 March 2026 - 11:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportohet për vrasjen e shefit të marinës iraniane, që qëndron pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i Marinës së Iranit, i cili qëndronte pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, thuhet se është vrarë në një sulm ajror.

Alireza Tangsiri, 64 vjeçar, figurë kyçe në ruajtjen e kontrollit në rrugët ujore, u qëllua me bombë në një qytet port aty pranë, bëri të ditur një zyrtar izraelit.

Burimi i tha The Jerusalem Post se udhëheqësi i Marinës u vra në Bandar Abbas, në bregdetin e Iranit.

Nën komandën e Tangsirit, Marina Iraniane ka minuar ngushticën dhe ka bombarduar çdo anije armiqësore që kalonte nëpër të.

Kontrolli i shefit ka rritur çmimet globale të energjisë, pasi Ngushtica e Hormuzit është kalim për një të pestën e eksporteve globale të naftës.

Vrasja e Tangsiri shënon goditjen e fundit ndaj regjimit në rënie të Iranit nga aleanca SHBA-Izrael.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark