Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kishte kanosur dhe ka sulmuar zyrtarë policorë.
Rasti kishte ndodhur gjatë intervenimit në një rast të dhunës në familje.
Sipas burimeve të Indeksonline, personi i arrestuar është Zenel Kuqi (51 vjeçar) i cili aktualisht mban pozitën e shefit të Prokurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Gjatë intervenimit të njësisë policore, Kuqi dyshohet se është përballur me armë në dorë, duke refuzuar të dorëzohet dhe të zbatojë urdhrat e policisë.
Pas veprimeve të menjëhershme hetimore dhe në koordinim me Prokurorin Kujdestar, ndaj tij është iniciuar rasti “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Zenel Kuqi, ish menaxher i Prokurimit në Ministrinë e Shëndetësisë, kishte edhe më herët probleme me ligji.
Ai akuzohej në dy pika të aktakuzës për dëmtim të buxhetit të shtetit afër 700 mijë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë në vitin 2018 shpallur të pafajshëm ish-sekretarin e përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, si dhe disa zyrtarë të tjerë të këtij dikasteri, pasi akuzoheshin për dëmtim të buxhetit të shtetit për qindra mijëra euro.
Ilir Tolaj, Bekim Fusha dhe Zenel Kuqi akuzoheshin se gjatë periudhës 23. 5.2011 deri 31.12.2011 në Prishtinë, në bashkëveprim, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me qëllim që të përfitojë dobi materiale kompania “KMI” sh.p.k. me bashkëpronarë Arion Lleshin dhe Shpend Aganin, i tejkaluan kompetencat si dhe nuk i përmbushën detyrat zyrtare të tyre.