Insajderi
Lajme

Raportohet se një i paraburgosur është hedhur nga kati i dytë i gjykatës, duke tentuar të arratiset

Insajderi
29 January 2026 - 16:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportohet se një i paraburgosur është hedhur nga kati i dytë i gjykatës, duke tentuar të arratiset
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy ditë më parë, Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një shtetas të Malit të Zi, i dyshuar për vjedhjen e dy qenve të racës zagar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sharban, ku i dyshuari, Mladen Millosheviq, dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër ka hyrë pa leje në oborrin e familjes Jusufi.

Sipas informatave, të dyshuarit kanë arritur të marrin dy zagarë me vlerë të konsiderueshme financiare, e cila sipas vlerësimeve arrin në disa mijëra euro. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Raportohet se Milloseviq ka tentuar arratisjen nga Pallati i Drejtësisë duke u hedhur nga kati i dytë i banjos. Pas arrestimi ai është dërguar fillimisht në emergjencën e QKUK-së dhe më pas është transferuar në Klinikën Intensive.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark