×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Raportohet se një person është sulmuar në Kllokot – Polica po merret me rastin

    Insajderi
    07 January 2023 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person raportohet se është sulmuar gjatë liturgjisë së Krishtlindjeve, në Kllokot.

    Ende nuk dihet se kush ka qenë sulmuesi dhe në çfarë gjendje është i sulmuari.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Policia rajonale e Gjilanit. Të njëjtit thanë se rasti është raportuar në polici dhe se janë duke e hetuar.

    Ndërsa, mediat serbe, konkretisht portali “kosovaonline” pretendon se personi që u sulmua është një qytetar serb dhe sulmuesit ishin shqiptar.

    Të njëjtit kanë publikuar edhe emrin e personit që u sulmua, e që sipas tyre është një 18 vjeçar i quajtur Stefan Tomiq.

    Lidhur me këto pretendime të portalit, nuk ka asgjë të konfirmuar nga autoritet kosovare, të cilët për momenti janë në hetim të rastit.

    Gazeta Insajderi do të ju mbaj të informuar…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark