×
  • Sport
  • Sport

    Raportohet se Real Madrid mund të paguaj verën e ardhshme klauzolën e Erling Haaland

    Insajderi
    11 November 2023 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka pasur vazhdimisht raportime për transferimin e Kylian Mbappes te Real Madridi.

    Por të shtunën gazeta spanjolle “AS” ka shkruar se madrilenët janë duke shikuar edhe një mundësi tjetër për fazën sulmuese.

    “AS” ka bërë të ditur se Real Madridi është duke kërkuar sulmues qendre, prej momentit kur Karim Benzema u largua nga skuadra.

    Dhe sytë janë drejtuar nga Erling Haaland i Manchester Cityt.

    23-vjeçari ka kontratë me fituesin e tripletës në edicionin e kaluar, deri në vitin 2027.

    Ai ka klauzolë lirimi prej 200 milionë eurosh, të cilën Real Madridi mund ta paguajë dhe ta transferojë sulmuesin norvegjez.

    Erling Haaland ka shënuar 67 gola në 70 ndeshje për Manchester Cityn, qëkur iu bashkua ekipit nga Dortmundi në verën e vitit të kaluar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark