×
  • Sport
  • Sport

    Raportohet se Salah po kërkon largimin nga Liverpool!

    Insajderi
    30 August 2023 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mohamed Salah është emri më i lakuar i momentit jo vetëm në merkaton e Premier League por edhe në gjithë kontinentin.

    Sulmuesi i Liverpool që ka një kontratë deri në vitin 2025 me “The Reds”, kërkon me çdo kusht largimin me destinacion Al Ittihad por Jurgen Klopp e konsideron shumë të rëndësishëm për skuadrën e 31-vjeçari mund të largohet vetëm për një shumë marramendëse dhe jo për 90 milionë euro që ofëron klubi arab ku luan edhe Karim Benzema.

    Gjithsesi, palët janë në bisedime intensive dhe gjatë orëve të ardhshme mund të arrijnë në një marrëveshje që do të kënaqte të gjitha palët ndërsa Salah do të bashkohej me klubin që i premton 500 milionë euro në 5 sezone dhe një pjesë të aksioneve të klubit nga Lindja e Mesme.

    Momentalisht, Salah arkëton 25 milionë euro në sezon te Liverpool por oferta e verdhezinjve duket e parezistueshme.

    Katër herë më shumë para në llogarinë e tij bankare dhe një jetë luksi në Jeddah ku drejtuesit janë gati të plotësojnë të gjitha kërkesat e “Faraonit” i cili rinovoi me Liverpool sezonin e kaluar. /Syri/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark