Insajderi
Lajme

Raportohet se Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Tiranës-jo për protestë, por për arsye personale

Insajderi
17 October 2025 - 12:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Raportohet se Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Tiranës-jo për protestë, por për arsye personale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nisur sot për në Shqipëri për arsye personale dhe familjare.

Gazeta Express raporton se eskorta e saj është parë duke kaluar kufirin.

Vizita e Presidentes në Shqipëri ndodh në të njëjtën ditë me protestën e madhe që do të mbahet në Tiranë, kundër gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Megjithatë, burime të besueshme bëjnë të ditur se udhëtimi i saj nuk ka lidhje me këtë protestë.

Ndërkohë, nga Kosova janë nisur shumë qytetarë për të marrë pjesë në “Protestën gjithëkombëtare”, e cila është thirrur për sot në orën 17:00 në kryeqytetin shqiptar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark