Talenti shqiptar tha për mediet holandeze se skuadra e tij do të luajë për fitore në “Philipps Stadion” të Eindhovenit.
“Do të jetë vështirë, por gjithmonë ka mundësi. Ne duam të luajmë mirë edhe ndaj PSV-s”, thekson ai për ‘Omroegelderland.nl’.
Me ndeshjet e fundit pa rezultate të mira, Vitesse rrezikon pjesëmarrjen në Play Off, por Rashica vazhdon të besoj. Një rezultat pozitiv ndaj PSV do të shtonte gjasat.
“Ata luajnë mirë futboll, dhe do të mundohen të na sulmojnë ne, por ne mund t’ia dalim”, shtoi Rashica, që të shtunën shënoi golin e tetë këtë sezon.
Rashica është një nga kandidatët për tu bërë pjesë e kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian që mbahet këtë verë në Francë. /Insajderi.com