Norwichi I Milot Rashicës nuk e ka nisur mirë kampionatin në Championshipin anglez, pasi ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Cardiff.
Ylli I Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica në këtë takim ka luajtur 90 minuta por pa mundur t‘i ndihmojë skuadrës që ta prek fitoren.
Të kujtojmë se Rashica edicionin e kaluar u transferua te Norwichi nga Werder Bremen pasi skuadra e kishte humbur statusin në Bundesliga 1, ai edhe me Norwichin ra nga Premier League, duke garuar tash në Ligën e Dytë, por edhe këtu nuk e nisi mirë.
Gjithsesi, ky është vetëm fillimi dhe nga Rashica pritet shumë këtë vit.