×
  • Sport
  • Sport

    Rashica ndihmon në qendrën bamirëse të Galatasaray-t

    Insajderi
    10 February 2023 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, i është përveshur punës sikur të gjithë futbollistët tjerë të Galatasarayt për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Turqi.

    Përmes një postimi në Facebook, ekipi turk ka bërë të ditur se Rashica dhe disa lojtarë të tjerë, po ndihmojnë me punë në qendrën bamirëse të klubit.

    Krahas ndihmës në punë, Rashica dhe lojtarët tjerë gjithashtu kanë kontribuar edhe me produkte të nevojshme për të prekurit nga tërmeti, i cili në fillim të kësaj jave goditi disa zona të Turqisë. /arbresh.info/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark