×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rashica shënoi dje, si ua përkushtoi golin fëmijëve të tij?

    Insajderi
    14 January 2024 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Besiktas ka shënuar mbrëmë fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Fatih Karagumruk, në kuadër të javës së 20-të të kësaj lige.

    Në lojën e Besiktas shkëlqeu edhe anësori nga Vushtrria, Milot Rashica, i cili shënoi golin e dytë për ekipin turk. Ndeshja përfundoi me rezultat 3-0 në të mirë të ekipit të Rashicës.

    Ky ishte goli i katërt i Rashicës në kuadër të ligës. Ai ka edhe një asistim.

    Rashica bëri veprimin e superheroit të fëmijëve “Spiderman” pasi shënoi golin e dytë për Besiktas.

    Anësori kosovar tregoi se fëmijët e tij i kërkuan që të festonte golin e tij në atë formë.

    “Një tjetër (gol). Fëmijët e mi më treguan se si të festoj golin”, ka shkruar Rashica në postimin e tij në Instagram. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark