×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rashiq: Është rritur interesimi nga komunitetet joshumicë për subvencionime nga Qeveria

    Insajderi
    03 October 2023 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në takimin e mbajtur bashkë më kryeministrin Albin Kurti dhe zyrtarët komunalë për komunitete dhe kthim, tha se arsyeja e këtij bashkëbisedimi është që t’i dëgjojnë komunitetet për kërkesat dhe kritikat e tyre.

    Subvencionimin e qeverisë për ndërtimin e shtëpive dhe furnizimin me elemente shtëpiake e cilësoi hap rekord për mbështetjen e komuniteteve, derisa theksoi se si ministri po japin përkrahjen e duhur për komunitetet jo shumicë.

    Ai tha se në krahasim me vitin e kaluar këtë vit komunitetet joshumicë kanë rritur interesimin për mbështetje nga qeveria.

    “Sipas listës tonë, tani kemi 215 aplikantë të cilët presin shqyrtimin apo përpunimin dhe kjo është vetëm nga tetë komuna, si një tregues do t’ju kujtoj se në momentin e fillimit të vitit kur, më duhet ta lidh me ardhjen time, ne gjetëm gjithsej 19 aplikime, dhe që nga marsi, kur krijuam bazën e të dhënave për të kthyerit, ju ndoshta të gjithë e dini dhe keni kaluar nëpër trajnime, kemi përjetuar një rritje të madhe të interesimit, por edhe unë kam besuar dhe me pëlqen të besoj se është për shkak te ndryshimit te politikës, dhe përsëri po ju referohem fjalëve dhe shembujve të kryeministrit te afërsia që bashkëqytetarët tanë mund ta ndjenin me ministrinë dhe me këtë kishim një rritje”, shtoi Rashiq./KP/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark