×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    “Rasim Maloku ka arrestuar biznesmenë për t’i shantazhuar”, Berisha me akuza të reja për prokurorin që e quajti “këlysh i pushtetit”

    Insajderi
    18 July 2023 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka arrestuar biznesmenë për ti shantazhuar. Kjo është akuza e re që avokati Besnik Berisha ka bërë kundër Prokurorit Rasim Maloku, me kërkesën e të cilit ditë më parë ishte arrestuar ky avokat.

    Pas lirimit, në një intervistë ekskluzive për Insajderin, avokati Berisha ka treguar me emër e mbiemër edhe biznesmenët që thotë që janë shantazhuar nga Prokurori Maloku, të cilin e quajti edhe ‘këlysh i pushtetit’, epitet për të cilin nuk i bie pishman.

    Ai ka paralajmëruar edhe një konferencë për media, ku thotë se do të shpalos edhe gjëra të tjera në lidhje me atë që ai e quan beteja e pushtetit të Vetëvendosjes kundër tij, pasi që ai e kritikoi haptazi Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Këtë të fundit e cilëson si të padijshme, dhe thotë që tash e një kohë haptazi e ka ekspozuar për këtë, si dhe në disa raste ia ka rrezuar vendimet, që ai i quan të paligjshme nga ana e saj.

    Se kë e shantazhoi Prokurori Rasim Maloku, sipas Besnik Berishës, shikojeni videon e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark