×
  • Lajme
  • Lajme

    Rast i çuditshëm në Tiranë: Familjarët e lajmëruan për vdekje të natyrshme, policia e merr vesh të nesërmen se 37-vjeçarja u vra nga motra e saj

    Insajderi
    03 September 2023 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për krimin në familje në Tiranë, ku 37-vjeçarja Amanda Pushani u vra me thikë në banesën e saj.

    Autoritetet thonë se fillimisht familjarët kanë raportuar se vdekja ka qenë për shkaqe natyrale, por kryerja e autopsisë ka zbuluar se Amanda Pushani është goditur më thikë dhe për pasojë ka humbur jetën.

    Për ngjarjen është arrestuar e motra, e cila dyshohet si autore e krimit. Krimi në familje është regjistruar në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet.

    Njoftimi i policisë:

    Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën “Hajdar Hidri”, shtetasja Amanda Pushani 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre. Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

    Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen Marsela Pushani 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen Amanda Pushani, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark