×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti Brezovica – bastiset Autosalloni Iliri në Çagllavicë

    Insajderi
    02 March 2023 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Ferizajt, është duke zhvilluar një aksion policor i cili lidhet me rastin “Brezovica”.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Shukri Jashari, kryeprokurori i Ferizajt.

    “Sot, është duke e realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëzet e një (21) autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme”.

    Gazeta Insajderi nga burimet e sigurta ka mësuar se është bastisur edhe Autosalloni Iliri që gjendet në dalje të Prishtinës, rrugës për Ferizaj, konkretisht në Çagllavicë.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me pronarin e autosallonit, por telefoni i tij është i ndalur.

    Po ashtu Gazeta Insajderi raportoi më herët edhe për dy sallone të bastisur. Njëri gjendet në dalje të Prishtinës, rrugës për Ferizaj, konkretisht në Çagllavicë, dhe tjetri në Ferizaj.

    Lexo edhe:

    Aksioni është duke vazhduar në qytetin e Prishtinës, Ferizajt dhe Vushtrrisë, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajde”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark