×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Rasti Brezovica”- I dyshuari për fajde Bashkim Osmani shoqërohej me Agim Veliun e LDK-së

    Insajderi
    05 March 2023 - 15:25

    Të enjtën janë arrestuar 15 persona pas aksionit të Policisë së Kosovës, të cilët me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt kanë zhvilluar një operacion në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”. Në mesin e të arrestuarve është edhe pronari i ‘Dona Laberion’, Bashkim Osmani.

    Bashkim Osmani i cili dyshohet për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi, duket se ka shoqëri të mirë me deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Agim Veliu.

    Në një foto të siguruar nga Insajderi shihen të dy rreth një tavoline me pije.

    Nga ana e majtë e Agim Veliut është Bashkim Osmani (veshur me ngjyrë të kaltër), ndërsa përkrah Osmanit është Gëzim Sinani. Ky i fundit i arrestuar në shtator të 2022’ës në rastin ‘Brezovica’ nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Fajde’.

    Dyshimet e prokurorisë për Bashkim Osmani dhe Gëzim Sinanin

    Bashkim Osmani dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit, N.B., nëpërmjet Gëzim Sinanit, i ka dhënë atij 200 mijë euro me fajde, duke i kontraktuar një shumë mujore në vlerë të 12 mijë eurove si fajde.

    E prej tyre, sipas Prokurorisë, 8 mijë euro i ka marrë pronari i kompanisë ‘Dona Laberion’, ndërsa 4 mijë tjerat Sinani.

    Në pamundësi që të paguajë borxhin, i dëmtuari është detyruar t’i marrë edhe 200 mijë euro tjera në kushte të njëjta dhe si rrjedhojë borxhi total kapte shifrën e 1 milion e 96 mijë eurove.

    Nga Bashkim Osmani, i dëmtuari N.B., nëpërmjet Gëzim Sinanit kishte marrë me fajde edhe 80 mijë euro, për të cilat në muaj do të paguante nga 8 mijë euro si fajde.

    Prej pagesës mujore, Osmani kishte marrë nga 6 mijë euro, ndërsa Sinani nga 2 mijë.

    Me këto veprime, ata dyshohet se kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale ‘Fajdeja’.

    Kush është Bashkim Osmani?

    Osmani është biznesmen i njohur llapjan, pronar i kompanise ‘Dona Laberion’ e cila bën prodhimin dhe distribuimin e lëngjeve EKOfrut, EKS, DONA dhe PUNCH.

    Ai është edhe kryetar i Shoqatës së Afaristëve të Podujevës.

    329871502 878267280092248 8647386852762437482 n

    Gjatë aksionit të fundit janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i auto salloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit dhe komunës së Vitisë.

    Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se janë sekuestruar armë, fishekë, para, dokumente dhe gjëra të tjera.

    “Nën dyshimin se janë të përfshirë në kryerjen e veprave të cekura, ndërsa si dëshmi  janë sekuestruar: 8 (tetë) armë të ndryshme me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fishekë kalibër i ndryshëm, 2 (dy) shufra metalike, DVR, 22 (njëzet e dy) vetura, 2 (dy) motoçikleta, 83,995 (tetëdhjetë e tre mi e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë) €, 16 (gjashtëmbëdhjetë) USB dhe dokumente të ndryshme. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga disa nga auto sallonet që janë bastisur dhe iu janë sekuestruar dhjetëra vetura.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark