×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti “Brezovica”, policia me aksion në këto komuna

    Insajderi
    02 March 2023 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rasti “Brezovica”, policia nis aksionin në disa komuna Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Ferizajt, është duke zhvilluar një aksion policor i cili lidhet me rastin “Brezovica”.

    Zëdhënësi i policisë Baki Kelani e ka konfirmuar për Insajderin se aksioni po zhvillohet në katër rajone.

    “Sot, në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka filluar realizimin e një operacioni policorë, i cili përfshinë disa lokacione në katër rajone, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë Jugu dhe Gjilan”, ka thënë Kelani.

    Ai ka shtuar se operacioni policor ka të bëjë me hetimet dhe luftën kundër fenomenit të fajdeve, ku për informacione dhe detaje shtesë do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit policor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark