Rasim Maloku, prokuror në rastin e njohur si “Brezovica” ka thënë se të gjithë do të hetohen pavarësisht emrave dhe pozitës së të përfshirëve në ndërtime në Brezovicë. Ka treguar se deri më tash janë sekuestruar prona, vetura ndërsa pasuria e ngrirë deri më tash është mbi 5 milionë euro.
“Për neve fare nuk është relevante emri i një personi dhe statusi i tij qoftë politik apo statusi ekonomik i tij apo çfarëdo pozite që mbanë. Për neve është e rëndësishme vetëm të vërtetohen elementet e veprës penale se a ka konsumi një person një veprës penale”, tha ai.
Lexo edhe:
Ai bënë premtim publik se nuk do të këtë selektime. Ndërsa, shtoi se gjatë ngritjes së aktakuzës ka pasur dëshmitarë bashkëpunues dhe se nga bashkëpunimi i tyre dhe sigurimi i provës materiale kanë arritur të zgjerojnë hetimet për persona të caktuar, për vepra penale si dhënie dhe marrje e ryshfetit, keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar, ushtrimi i ndikimit, shmangie nga tatime e vepra tjera penale.
Lexo edhe:
Nga këto prova, ai thotë se prej fillimit të vitit 2021 deri në dhjetor të po atij viti kanë zbatuar një urdhër kontrolle në objektet dhe shtëpitë/banesat e të pandehurve ku janë arrestuar 10 persona, janë sekuestruar sende që besojnë që janë përfituar kundërligjshëm.
“Janë sekuestruar më dhjetëra vetura, janë sekuestrua mbi 100 mijë euro para kesh në banesat/shtëpitë e tyre, kurse gjatë hetimit financiar kemi arritur të ngrijmë pasuri ose llogaritë e disa të pandehurve që tejkalojmë vlerën 5 milionë, janë 5 milion e 400-500 mijë euro”, u shpreh Maloku për Betimi për Drejtësi.
Lexo edhe:
Maloku tha se deri në përfundim të shqyrtimi gjyqësor besojnë që do të vërtetojnë që janë pasuri të përfituar nga veprat penale, pasi theksoi se shumica e këtyre personave të vetëm të ardhur e kanë pasur nga buxheti i Kosovës ose ndonjë biznese të parëndësishëm, kurse sendet e sekuestruar kanë vlerën qindra miliona euro.