×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Rasti ‘Dehari’ | Ministrja Haxhiu humb betejën me tre zyrtarët e lartë që i bëri “kurban”, obligohet t’i kthej në punë

    Insajderi
    06 June 2023 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre zyrtarët e lartë që u shkarkuan nga Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues për rastin e Astrit Deharit pritet të rikthehen në punë. Kjo pasi që Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil ka aprovuar ankesat e tyre duke shfuqizuar vendimin e  Komisionit Disiplinor të MD’së dhe SHKK’së, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli si dhe dy zyrtarët e lartë të Shërbimit Korrektues, Burim Buleshkaj, ish-ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për Operativë, Siguri dhe Transport të të Burgosurve dhe Destan Zogajn, zyrtar korrektues, pritet që brenda 15 dite të kthehen në pozitat e tyre.

    Fillimisht, Komisioni Disiplinor i SHKK kishte larguar nga puna dy zyrtarët në shkurt të këtij viti.

    Ndërsa, Komisioni Disiplinorë i MD kishte marr vendim për shkarkimin nga pozita e kryeinspektorit, Ylber Topallin në mars të 2023’tës.

    Sipas njoftimit për largimin e tyre, kishte dyshime se ndaj zyrtarëve kanë gjetur disa shkelje të renda në rastin Dehari. Nga MD-ja treguan se Topalli dyshohet se i ka marrë kamerat e sigurisë nga burgu i Prizrenit para Policisë dhe i ka sjell në ministrinë Drejtësisë. Ndërsa, sipas SHKK-së, ndaj dy zyrtarëve është iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin ‘Dehari’, në vitit 2016, shkruan Insajderi.

    Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil detyron që brenda 15 dite Ministrinë e Drejtësisë dhe Shërbimin Korrektues që t’i kthej tre zyrtarët në punë.

    Gazeta Insajderi sjell tre vendimet e marra nga Këshilli:

    Reagimet

    Për kthimin e Burim Buleshkaj në punë ka njoftuar avokati Naim Rudari, duke thënë se Buleshkaj u largua nga puna duke u bërë ‘kurban’.

    “Ish U.D i Drejtorit për Siguri dhe Operativë në SHKK në kohën kur ka ndodhur rasti “Dehari”, ishte larguar nga puna me pretendimet kinse janë manipuluar videoincizimet e kamerave të sigurisë brenda Qendrës Korrektuese në Prizren.

    “Z. Buleshkaj pra në këtë rast së bashku me kolegë tjerë kanë siguruar videoincizimet brenda QK në Prizren të pa shkëputura për të cilën punë ishte përgjegjës por ai në vend se të shpërblehej me Medalje, ai u largua nga puna duke u bërë “kurban” për rastin e sipër cekur”, ka shkruar avokati Naim Rudari.

    Gazeta Insajderi kishte intervistuar Ylber Topallin pas vendimit të ministres për shkarkimin e tij.

    Topalli kishte deklaruar se ka qenë “Kokë-turku” i rastit Dehari.

    Lajmet e ngjashme:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark