×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rasti i 24 revoleve, avokatja Mulhaxha thotë se klienti saj po mbahet në paraburgim jashtëligjshëm

    Insajderi
    12 October 2023 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 2 tetor të këtij viti hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës,  pas një pune hetimore dhe operative në teren në pikën e  kalimin kufitar në Merdare patën ndaluar një veturë tipit Mercedes me tabela të huaja.

    Atë po e drejtonte kosovari edhe me nënshtetësi gjermane, Husnija Hadzevic.

    “Gjatë kontrollit të veturës së personit të dyshuar janë gjetur njëzetekatër (24) revole”, thuhej në komunikatën e Policisë së Kosovës.

    Lidhur me rastin pas arrestimit të personit të parë të dyshuar, në pikën kufitare Merdare, hetuesit policorë pastaj kishin ndërmarrë veprime të tjera hetimore me qëllim të zbardhjes së rastit,  me ç’rast kanë kontrolluar tri lokacione: dy lokacione në Pejë dhe një  lokacion në Skenderaj.

    “Në Pejë janë kontrolluar një pronë e të dyshuarit të parë H.H si dhe një  pronë e të dyshuarit B.H., (1984)  ndërsa në Skenderaj është kontrolluar prona e të dyshuarit  H.Z., (1972)”, thuhet në Komunikatën e Policisë.

    Një vendim Gjyqi për paraburgosje ndaj këtyre tre të dyshuarve është marrë, por avokatja që po e mbron personin që po e drejtonte makinën në këtë rast ka shprehur dyshimet e saja se paraburgosja e Husnija Hadzevic është veprim i jashtëligjshëm.

    “Duke pasur parasysh gjendjen e tij shëndetësore, dhe mënyrën se si është udhëhequr procedura, mendoj qw mbajtja në paraburgim e tij është e jashtëligjshme. Ai ka nevoje për tretman shëndetësor urgjent” ka thënë për Insajderin avokatja Aurora Mulhaxha.

    Por, sa i përket të dyshuarit  Husnija Hadzevic, avokatja Mulhaxha ka deponuar edhe një kërkesë në Gjykatë ku tregon se pse sipas saj ai nuk duhet të qëndroi në paraburgim.

    Sipas kësaj shkrese, Policia hetuese janë njoftuar nga i dyshuari në momentin e arrestimit për gjendjen e tij jo të mirë psikike

    Pasi qe paraprakisht ka qen një avokat tjetër, dhe se pavarësisht faktin se Policet hetues janë njoftuar nga i pandehuri për gjendjen e tije psikike, megjithatë ata “kana vazhduar me procedim të çështjes pa prezencën e mjekut psikiatër”.

    Ajo i ka thënë Gjykatës së “të gjitha veprimet deri më tani janë marr me shkelje procedurale dhe se sipas kartës së tij vërtetohet se i njëjti vuan nga çrregullim serioz mendor”.

    “Pasi që i njëjti është në gjendje të tillë kërkoj nga Gjykata rivlerësim të veprimeve pasi i njëjti nuk është i aftë ta kuptoj Gjykimin dhe arsyen se pse gjendet në paraburgim”, i ka shkruar Mulhaxha Gjykatës.

    Ajo ka propozuar Gjykatës që të lirohet nga paraburgimi dhe ndaj tij të aplikohen masa të tjera si : Dorezani dhe konfiskim i dokumentit të udhëtimit, ashtu që i njëjti të mund të përkujdeset nga personi mbështetës i caktuar nga Shteti Gjerman.

    “Konsiderojmë se tani më kanë pushuar arsyet për caktimin e paraburgimit ndaj të mbrojturi tim. Kur e them këtë kam parasysh që i njëjti nuk ka qenë as i aftë të kuptoi se çka po flitet, për çka akuzohet apo se çka po nënshkruhet. Kjo vërtetohet. Duke marr parasysh gjendjen e tij shëndetësore, të gjitha deklaratat e marra janë me shkelje dhe vërtetohet me dokumentacionin mjekësor të tij”, thuhet në kërkesë.

    Edhe përkundër gjendjes së tij shëndetësore për të cilën është njoftuar çdo instancë, Mulhaxha thotë se megjithatë ka vazhduar procedimi i tij pa prezencën e mjekut ekspert.

    “Duke marrë parasysh të gjitha të lartcekurat si dhe faktin se gjendja shëndetësore e të mbrojturit tonë është shumë e rëndë, është nen ndikim te terapisë shume të rend, dhe se nuk mund ta përballon gjendjen pa personin mbështetës te caktuar nga Shteti Gjerman, kërkojmë që ndaj të njëjtit t’i ndërpritet paraburgimi apo nëse ju i nderuari gjyqtar nuk pajtoheni në tërësi me argumentet tona të potencuara, atëherë kërkojmë që masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me ndonjë masë tjetër alternative, siç është masa e arrestit shtëpiak, apo kaucion dhe konfiskim i dokumentit te udhëtimit e që ju sigurojmë se çfarëdo mase tjetër të caktuar nga ana juaj do të respektohet me përpikëri”, thuhet në kërkesë.

    Në lidhje me rastin si dëshmi materiale janë sekuestruar, dhe tash nga Prokuroria po kërkohet edhe konfiskimi: 24 revole të tipit Zoraki 9 mm, të modifikuara nga lloji i armës me plumba me gas, në armë me fishekë zjarri,  një veturë furgon – Mercedes me targa gjermane, 650 euro para të gatshme, tre telefona  dhe një  DVR. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark