×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rasti i biznesmenit Bedri Rexhepi, avokati i familjes thotë se ka zhvillime të reja

    Insajderi
    30 September 2022 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar sot ( e premte ) se ka gjetur disa mbetje mortore të dekompozuara, të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me rastin e “Rrëmbimit” të biznesmenit Bedri Rexhepi.

    Avokati i familjes Rexhepi, Besnik Berisha ka thënë për Sinjalin se ka zhvillime të reja, por, të priten informacionet zyrtare nga institucionet.

    “Me qellim që familja të mos traumatizohet edhe më shumë, luteni për mirëkuptim dhe të prisni njoftimin zyrtar të institucioneve”, tha Berisha.

    Sipas prokurorisë, Policia,  Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë dalë në një zonë kodrinore-malore të Novobërdës, ku kanë gjetur mbetje mortore që dyshohet se lidhen me rastin e rrëmbimit të biznesmenit Rexhepi.

    “…gjatë verifikimit të terrenit është arritur të identifikohet një lokacion i dyshimtë me të cilën pas gjurmimit nga njësitë përgjegjëse janë gjetur mbetje mortore (të dekompozuara), të cilat dyshohen se kanë të bëjnë me rastin e “Rrëmbimit” dhe të njëjtat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të konstatuar identitetin e këtyre mbetjeve mortore”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark