Gjykata e Apelit ka vendosur që t’ia refuzojë kërkesën për anulimin e masës së paraburgimit mbrojtjes së Arlend Gjonit, biznesmenit nga Shqipëria që dyshohet se kërcënoi biznesmenin nga Kosova, Driton Shukin. Për këtë, avokati i Gjonit, Ahmet Tahiri, ka parashtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj Gjykatës Supreme.
Gazeta Insajderi ka siguruar kërkesën e avokatit të Gjonit ndaj Gjykatës Supreme, thuhet se kryerja e veprës penale nuk ndërlidhet me Prishtinën as me Kosovën, por që dyshohet të jetë kryer nga Tirana ose Shkupi.
“Rrjedhimisht, kjo gjykatë nuk është fare kompetente për të shqyrtuar këtë lëndë dhe aq më pak për të caktuar paraburgimin kundër të pandehurit”, thuhet në kërkesën që ka parë Insajderi.
“Elementet themelore të figurës ligjore të kësaj vepre janë që kanosja të jetë e drejtëpërdrejtë, serioze dhe atëçastshme. Nuk nevojitet shumë elaborim për të sqaruar se një kanosje që paska ndodhur para pesë muajve jo vetëm që nuk është e atëçastshme por as e drejtpërdrejtë dhe aq më pak serioze”, vijon kërkesa
Avokati i biznesmenit shqiptar pretendon se paraburgimi është caktuar në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme.
Para dy ditësh, Gjykata e Apelit ka marrë vendim që ta refuzojë kërkesën e avokatit Tahiri për anulim të masës së paraburgimit ndaj klientit të tij.
Në aktvendim thuhet se duke marrë parasysh mungesën e kontrollit kufitar me Republikën e Shqiëprisë, me lënien e Gjonit në liri ekziston rreziku real se i pandehuri mund të arratiset dhe të pengojë drejtësinë.
Tahiri në ankesën që ia kishte dërguar Apelit thoshte se i dyshuari Arlend Gjoni nuk ka pasur asnjëherë vepër penale dhe sipas tij ai është një biznesmen i suksesshëm i cili ka të punësuar 200 punëtorë. Paraburgimi sipas mbrojtësit do t’i shkaktonte dëme të pariparueshme biznesit të tij.
Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për rastin e Gjonit. Në dosjen e Prokurorisë që siguroi mediumi thuhet se Gjoni kishte një mosmarrëveshje paraprake me Shukin lidhur me një vajzë në Shkup.
Thuhet se përmes rrjetit social ‘WhatsApp’ biznesmeni nga Shqipëria e kishte kërcënuar atë nga Kosova, duke iu drejtuar me fjalët “atë që ja kam bërë djalit të tezes tende … (ngjarje që kishte ndodhur në Shkup), ty do ta bëjë në lule të ballit”.
Pas deklaratës që ka dhënë në Polici, sipas dosjes së Prokurorisë, biznesmeni nga Kosova pasi që është kanosur ka thënë se ka informacione se i pandehuri po kërkon njerëz me pagesë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut për ta ekzekutuar atë.
“Nga deklarata e të dëmtuarit e dhënë në cilësi të dëshmitarit në Polici më datën 15.11.2023 i cili në deklaratën e tij ka dekalruar se është kanosur nga i pandehuri dhe njëherë i ka preznatuar provat siç janë transkriptimi i bisedave duke shtuar se pas pranimit të kërcënimit nga i pandehuri i njëjti është ndjerë i kërcënuar nga i pandehuri duke deklaruar se ka informata të besueshme se i pandehuri është duke kërkuar njerëz me pagesë të kryer vrasjen e atij dhe ata në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri dhe në Kosovë”, vijon dosja.
“Nga deklarata e të dëmtuarit e dhënë në cilësi të dëshmitarit në Polici më datën 15.11.2023 i cili në deklaratën e tij ka dekalruar se është kanosur nga i pandehuri dhe njëherë i ka preznatuar provat siç janë transkriptimi i bisedave duke shtuar se pas pranimit të kërcënimit nga i pandehuri i njëjti është ndjerë i kërcënuar nga i pandehuri duke deklaruar se ka informata të besueshme se i pandehuri është duke kërkuar njerëz me pagesë të kryer vrasjen e atij dhe ata në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri dhe në Kosovë”, vijon dosja.
Arlend Gjoni që u arrestua në Kosovë nën dyshimin për kanosje të biznesmenit Driton Shuki ka edhe një histori tjetër me miqësi e biznese. Gazeta Insajderi ka siguruar fotografi të shoqërimit të tij me Sheval Muharremin, i njohur si “bosi i Gërçecit” tashmë në kërkim nga autoritetet maqedonase dhe ato ndërkombëtare.
Ai u shoqërua edhe me Orhan Bajramin, biznesmenin e vrarë në Greqi. Hulumtimi i Insajderit ka gjetur se ai ka lidhje biznesore edhe me te birin e Tom Doshit, të cilit SPAK ia ndaloi aktivitetin politik si shkak i pasurisë së fshehur.
Gjoni do të qëndrojë në paraburgim deri më 19 mars, deri në një vendim tjetër të gjykatës. /Insajderi.org/