×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestimi i biznesmenit Gjoni, mbrojtja pretendon se këto janë shkeljet e Prokurorisë kosovare

    Insajderi
    22 February 2024 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ahmet Tahiri, avokat i Arlend Gjonit, biznesmenit nga Shqipëria, i cili u arrestua ditë më parë nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit ka dërguar një ankesë në Gjykatën e Apelit lidhur me pretendimet e tij për shkeljet e Prokurorisë kosovare.

    Në ankesë thuhet se Arlend Gjoni, veprën për të cilën po akuzohet ‘Kanosje’ e ka kryer para pesë muajve, dhe sipas avokatit elementet e kësaj vepre janë “kanosje e drejtpërdrejtë, serioze dhe e atëçastshme”.

    Më tutje, në ankesën e avokatit Tahiri thuhet se i dyshuari Arlend Gjoni nuk ka pasur asnjëherë vepër penale dhe sipas tij ai është një biznismen i sukseshëm i cili ka të punësuar 200 punëtorë. Paraburgimi sipas mbrojtësit do t’i shkaktonte dëme të pariparueshme biznesit të tij.

    Në ankesë, pala mbrojtëse e të dyshuarit Gjoni ka propozuar që masa e paraburgimit të cakohet në dorëzani, në vlerë prej 9,500 euro ose cilëndo vlerë tjetër që e cakton gjykata.

    “Të gjitha këto si garancione të themelta se paraburgimi është i panevojshëm sepse i pandehuri do të përgjigjet vullnetarisht në të gjitha thirrjet eventuale të organeve të drejtësisë”, thuhet në ankesë.

    Në fund të ankesës së avokatit Tahiri, thuhet se masa e paraburgimit është caktuar në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme, e kjo sipas tij është shkelje flagrante e të drejtave të pandehurit sikurse është liria e lëvizjes.

    Lajme të tjera lidhur me rastin:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    15 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark