×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i fajdeve në Gjilan | ‘Albert Malisheva’ që shoqërohej me policë në shtëpi, babë e bir në paraburgim

    Insajderi
    05 July 2024 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit ka lënë në paraburgim Mefail dhe Edonis Shkodra, babë e bir të cilët u arrestuan nën dyshimet për fajde.

    “Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve Mefail Shkodra, avokat Bajram Sherifi, Edonis Shkodra me avokat Rifat Kelmendin, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 21 qershor 2024 vërtetohet”, thuhet në aktvendimin e Apelit, raporton Insajderi.

    Ndërsa i përfshiri tjetër në këtë rast Albert Rexhepi po qëndron në arrest shtëpiak.

    Albert Rexhepi, Mefail dhe Edonis Shkodra dyshohen sipas prokurorisë se në vazhdimësi kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdesë duke e detyruar të njëjtën të veprojë në dëm të pasurisë se tij.

    Si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600 mijë euro, duke e detyruar viktimën që ta mbyllë dhe ta shes kompaninë e tij.

    Insajderi kishte raportuar ditë më parë për afërsinë e “Albert Malisheves” me disa nga policët e Kosovës. Të njëjtit së bashki kishin publikuar edhe fotografi në rrjete sociale.

    Në foto shihen Albert Malisheva, me Metush Arifin, zyrtar policor i njësisë së reagimit të shpejtëBekim Sabedini, rreshter regjional, dhe Qemajl Veleknica, njësiti i mbrojtjes së afërt.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, për të marrë një koment se cila është lidhja e Malishevës me tre zyrtarët e lartëpërmendur dhe a do të ndërmerret ndonjë veprim ndaj tyre.

    Por, Policia nuk i janë përgjigjur pyetjeve të Gazetës, vetëm kanë përsëritur konfirmimin për arrestimin e Malishevës. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark