Insajderi
Lajme

Rasti i kërcënimit në Ferizaj, policia interviston disa persona, u sekuestron dy armë zjarri me leje dhe dhjetëra fishekë

Insajderi
26 February 2026 - 19:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rasti i kërcënimit në Ferizaj, policia interviston disa persona, u sekuestron dy armë zjarri me leje dhe dhjetëra fishekë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar për një rast “Kanosje”, i cila kishte ndodhur sot në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.

Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kontaktuar katër persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj për procedura të mëtejshme.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, personat janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

“Gjatë veprimeve hetimore, hetuesit policorë kanë siguruar një video-incizim dhe një audio-incizim, të cilat i janë përcjellë prokurorit të shtetit si prova materiale. Tek i dyshuari E.F. (30 vjeç) janë sekuestruar dy armë zjarri (pistoleta) dhe 63 fishekë, ndërsa tek i dyshuari tjetër N.M. (57 vjeç) është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) dhe 10 fishekë”, njofton policia.

Sipas policisë, për armët e sekuestruara, të dyshuarit posedonin leje valide.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.

“Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, përfundon Policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark