×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti i logopedit| Oda e Infermierëve, ShSKUK-së: Nuk mbajmë përgjegjësi për punëtorët që fitojnë konkurse pa pasur licencë

    Insajderi
    29 November 2022 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Oda e Infermierëve të Kosovës i ka reaguar ashpër ShSKUK për rastin e logopedit, Iljasa Fazliu, që abuzoi psiqikisht me një vajzë 3-vjeçare. Në këtë reagim thuhet se për mungesën e licencës, është dashur t’i lajmërohen institucionet nga Oda e Mjekëve dhe ajo e Infermierëve.

    Por, nga OIK thonë se nuk mund të mbajmë përgjegjësi për punëtoret që fitojnë konkurse pa pasur licencat përkatëse.

    Tutje, në reagimin e tyre thuhet se është përgjegjësi e ShSKUK-së që të mos mbajnë profesionistë shëndetësorë të pa licencuar në punë.

    “OIK ka të dhëna dhe regjistra të saktë për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë të licencuar, mirëpo ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi nëse ata operojnë apo fitojnë në konkurse pa pasur licencat përkatëse. Është përgjegjësi e institucioneve që të mos mbajnë profesionistë shëndetësorë të pa licencuar në institucionet e tyre”, thuhet në reagimi e tyre.

    OIK “i ka bërë thirrje menaxhmentit të SHSKUK-së që të tërheqë këto deklarata të pamatura dhe të kërkojë falje publike odave të profesionistëve shëndetësorë”.

    “Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë reagon ashpër ndaj deklaratave të pamatura të menaxhmentit të SHSKUK-së me ç’rast përgjegjësinë për mos verifikimin e mbikqyrjes së kualifikimeve profesionale të stafit të saj mundohet t’ia atribuojë Odave të profesionistëve shëndetësorë. Kjo, pas arrestimit të një profesionisti shëndetësor, i cili ka rezultuar se ka ushtruar profesionin pa pasur licencë në Odën e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë”, thuhet më tej.

    Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij një fëmijë 3 vjeçar të diagnostikuar me autizëm. Gazeta Insajderi ka siguruar audio incizimet ku i njëjti dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmijën teksa dëgjon të qarat e tij.

    A.V (inicialet e së cilës janë ndryshuar nga redaksia) kishte kohë që po e dërgonte vajzën e saj 3 vjeçare në ordinancën logopedike AAR logo + në Gjilan. Insajderi mëson se nëna kishte vërejtur se gjendja e fëmiut vetëm se përkeqësohej dita ditës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark