×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti i nenës me fëmijë në Fushë Kosovë, nga Policia flasin për Insajderin

    Insajderi
    30 June 2023 - 21:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në Fushë Kosovë dyshohet se një nënë ka tentuar ta mbysë djalin e saj 6-vjeçar. Nga Policia e Kosovës i kanë thënë Gazetës Insajderi se të dyshuarës i është nxjerrë rekomandimi i specialistëve  mjekësor për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Sipas raportimeve gruaja nga Fushë Kosova vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.  Ndërsa u tha se ekipet emergjente kanë ndërhyrë në momentet e fundit para se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës fëmijën e saj.

    Sipas Policisë janë ndërmarr veprimet e nevojshme për këtë rast.

    Rreth orës 17:30,  policia ka dalë në vendin e ngjarjes  për të trajtuar informacionet e tilla. Nga trajtimi  që policia u ka bërë informacioneve   të tilla nuk ka rezultuar të ketë elemente të dhunës apo veprime të asaj natyre. Trajtimi i detajishëm bërë rrethanave të ngjarjes,  ka nxjerrë  rekomandimet e specialistëve  mjekësor për trajtimin e nevojshëm mjekësor për personin e rritur. Aktualisht policia me akterët relevant po vijon me veprimet e nevojshme“, thuhet në përgjigje.

    Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar foto nga atje. Në rrugë ishte vendosur një shirit i policisë ku po qëndronte edhe një ambulancë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark