×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rasti Klan Kosova, reagon rrjeti i OJQ-ve AVONET

    Insajderi
    15 June 2023 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET, është shprehur i shqetësuar pas pezullimit të licencës ndaj mediumit ‘Klan Kosova’.

    AVONET ka thënë se vendimi për pezullim duhet të merret në përputhje me ligjet dhe institucionet kompetente për licencimin e mediave.

    “Liria e shtypit është thelbësore për demokracinë dhe transparencën në shoqëri. Mediat e pavarura kanë rolin e tyre të rëndësishëm në informimin e publikut dhe zbulimin e çështjeve të rëndësishme. Vendimi për pezullimin duhet të merret në përputhje me ligjet dhe institucionet kompetente për licencimin e mediave. Në Kosovë, duhet të garantohet autonomia dhe pavarësia e medias nga ndërhyrjet politike”, thuhet në reagim.

    Tutje, AVONET ka kërkuar të ruhet pavarësia e Klan Kosovës dhe të sigurohet vazhdimi i punës së tyre

    “Autoritetet duhet të sigurojnë kushtet për lirinë e shtypit dhe të mbrojnë të drejtat e mediave. Rrjeti Avonet mbështet respektimin e ligjit dhe inkurajon përmirësimin e klimës për mediat në vendin tonë. Ne kërkojmë që të ruhet pavarësia e Klan Kosovës dhe të sigurohet vazhdimi i punës së tyre të rëndësishme në informimin e publikut. Liria e medias është një përparësi themelore në shoqëritë demokratike”, thuhet në reagim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark