Rasti në rrugën “C” në Prishtinë – Policia shpall në kërkim dy persona për dëmtim prone - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti në rrugën “C” në Prishtinë – Policia shpall në kërkim dy persona për dëmtim prone

    Insajderi
    22 May 2025 - 23:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përkatësisht Stacioni Policor Jugu, ka publikuar fotografinë e personave të dyshuar të shpallur në kërkim, lidhur me veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, e paraparë me nenin 321 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Ngjarja ka ndodhur në një parking në rrugën “C” në Prishtinë, ndërsa autoritetet policore, me autorizim të Prokurorisë Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve.

    Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti – përmes njohjes së tipareve fizike apo ndonjë informacioni tjetër – që të kontaktojnë autoritetet përmes kanaleve zyrtare:

    • E-mail: [email protected]
    • Aplikacioni: Lajmëro Policinë
    • Telefoni: 192
    • Facebook: Kosovo Police

    Policia thekson se bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe pa krim, duke garantuar se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet dhe profesionalizëm të plotë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark