×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rasti tragjik në Pejë, reagon ministrja Haxhiu

    Insajderi
    25 June 2023 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së dy personave në Pejë, si pasojë e vërshimeve.

    Haxhiu ka shpresuar që ngjarja si kjo të jetë e fundit që ndodh jo vetëm si pasojë e kushteve natyrore, por edhe si papërgjegjësi institucionale.

    Postimi i saj i plotë:

    Mbrëmja e djeshme në Pejë shkaktoi shqetësim tek qytetarët atje dhe në të gjithë Kosovën në përgjithësi. Mëngjesi i sotëm u bë edhe më pikëllues kur kuptuam se nga përmbytjet në disa pjesë të qytetit, pas të reshurave të shiut, paskan humbur jetën fëmiju 5 vjeçar dhe nëna e tij.

    Institucionet lokale atje si dhe mekanizmat të tjerë shtetëror po veprojnë që kjo krizë të tejkalohet sa më parë dhe duhet të bëhet maksimumi në kushtet optimale të rregullimit infrastrukturor që vërshimet e tilla të mos përsëriten.

    Bashkëndjejmë me dhimbjen e familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre, me shpresën që kjo të jetë ngjarje e fundit e trishtë që ndodhë jo vetëm si pasojë e kushteve natyrore por edhe si papërgjegjësi institucionale në ndërtimin cilësor të infrastrukturës urbane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark