×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ratkoceri: Stabiliteti e siguria do të varen nga disponimi i serbëve të Veriut

    Insajderi
    02 March 2023 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Plan-Propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi të cilin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pranoi në Bruksel të hënën ka ngjallur reagime të shumta.

    Sipas Ratkocerit tani Serbia do ta kontrollojë Kosovën në masë të madhe përmes 3 instrumenteve që i fitoi me “vulë” ndërkombëtare.

    Serbia tash e tutje do ta kontrollojë Kosovën në masë të madhe përmes 3 instrumenteve që i fitoi me “vulë” ndërkombëtare dhe injorancës së vetë shqiptarëve që nga Plani i Ahtisarit, marrëveshjes të Brukselit deri te kjo e fundit, shkroi ai.

    Këto pika sipas tij janë se Assacioni do të jetë tokë serbe, Kisha serbe dhe pika tjetër serbët në Parlamentin e Kosovës të cilat ai i shtjelloi kështu:

    1. Asociacioni apo si do që të quhet dhe çfarëdo kompetenca që do të këtë, faktikisht do jëtë tokë serbe e vetëm formalisht Kosovë.
    2. Kisha serbe me marrëveshje speciale do të jetë shtet në shtet.
    3. Serbët në Parlamentin e Kosovë e kanë të drejtën e vetos për shumë çështje të rëndësishme, aq sa deputetët shqiptarët madje as planprogramet mësimore nuk mund ti ndryshojnë e lëre më të shpallin ndonjë referendum apo ndryshim kushtetute…!

    Postimi i plotë:

    Serbia tash e tutje do ta kontrollojë Kosovën në masë të madhe përmes 3 instrumenteve që i fitoi me “vulë” ndërkombëtare dhe injorancës së vetë shqiptarëve që nga Plani i Ahtisarit, marrëveshjes të Brukselit deri te kjo e fundit !
    1. Asociacioni apo si do që të quhet dhe çfarëdo kompetenca që do të këtë, faktikisht do jëtë tokë serbe e vetëm formalisht Kosovë.
    2. Kisha serbe me marrëveshje speciale do të jetë shtet në shtet.
    3. Serbët në Parlamentin e Kosovë e kanë të drejtën e vetos për shumë çështje të rëndësishme, aq sa deputetët shqiptarët madje as planprogramet mësimore nuk mund ti ndryshojnë e lëre më të shpallin ndonjë referendum apo ndryshim kushtetute…!
    Tani më simbolike është njohja e Kosovës nga Serbia, sepse me këto tre instrumente juridike e faktike, varshmëria e Kosovës nga Serbija është e PAshkëputshme.
    Për shembull, Kosova mundet në BE vetëm nëse do Serbia, e cila do t’i lejonte deputetët serb të ratifikojnë dokumente të caktuara për integrim….
    Stabiliteti e siguria do të varen nga disponimi i serbëve të Veriut, kurse pa marrë leje, as rrugicë nuk mund të ndërtohet rreth kishave (p.sh rasti i rrugës Deçan-Plavë). Kishat do të kenë në pronësi mijëra hektarë tokë ekskluzive.
    Momenti i orës historike për shkëputje të plotë nga Serbia përmes idesë të “korrigjimit të kufijëve” iku e nuk kthehet më. Atëherë “ikte” vetëm Veriu, kurse tash edhe Veriu “po ik”, por edhe funksionaliteti i shtetit dhe vendimet e mëdha do varen edhe nga Beogradi.
    Ironike duket fati historik i kryeministrit Albin Kurtit, i cili karrierën politike e ka ndërtuar me kauzën për bashkim kombëtar, ndërsa tash duket se do të jetë i detyruar të rifirmos marrëveshjen e radhës të varshmërisë të Kosovës nga Serbia ndërsa ideja e tij ebashkimit me Shqipërinë ngelet vetëm një ëndërr e bukur e parealizueshme me metoda demokratike!
    Në kohët moderne, një vend nuk kontrollohet vetëm me polici dhe ushtri, por edhe me forma tjera më “fine” siç përcaktohen në marrëveshjet e sotme e ato më të hershme Kosovë-Serbi!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark