×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagim i “MatKos Pharm” dhe sqarim i Insajderit

    Insajderi
    18 July 2023 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania “MatKos Pharm” ka dërguar një reagim pas shkrimit të Insajderit me titull “Vendimi pro kompanisë së Listës së Zezë, denoncohet në Prokurori anëtari i bordit të OSHP-së”.

    Në këtë reagim ata deklarojnë që në artikull ka të pa vërteta. Edhe pse pretendimet e tyre nuk qëndrojnë, dhe Insajderi sqaron që krejt artikulli është i bazuar ose në dokumente publike, ose në dokumente të tjera të deponuara nga organizata AVONET që monitoron prokurimin publik, megjithatë Insajderi do ta publikoi të plotë reagimin e tyre.

    Gjejeni të plotë reagimin e tyre:

    Reagim publik i kompanisë “Matoks Pharm”, Sh.p.k ndaj artikullit me titull: “Vendimi pro kompanisë së Listës së Zezë, denoncohet në Prokurori anëtari i bordit të OSHP-së”, të publikuar nga Gazeta Online “Insajderi.org”, me datë 14.07.2023

    Gazeta Online “Insajderi.org” ka vazhduar me shpifje ndaj kompanisë “Matoks Pharm”, Sh.p.k, e cila me datë 14.07.2023 ora 16:42, ka publikuar artikullin: “Vendimi pro kompanisë së Listës së Zezë, denoncohet në Prokurori anëtari i bordit të OSHPsë”.

    Fillimisht, sqarojmë opinionin publik se artikulli përmban të pavërteta, për çka me përgjegjësi, ju njoftojmë në mënyrë kronologjike lidhur me këtë rast.

    “Matkos Pharm” Sh.p.k me date 05.04.2023 ka aplikuar në procedurën e hapur të prokurimit publik, me titull: Furnizim me preparate Stomatologjike për D.Sh.B të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

    Me datë 05.07.2023, kemi pranuar njoftimin mbi vendimin e autoritetit kontraktues, i cili në pajtim dhe sikurse parashihet me legjislacionin përkatës në fuqi, e ka shpërblyer me kontratë Operatorin Ekonomik “Matkos Pharm Sh.p.k” për procedurën e cekur me lartë, pasi që çmimi ishte më i ulët, dhe me datë 13.07.2023 është nënshkruar kontrata me nr prot.05-4283.

    Me datë 15.05.2023 kemi pranuar Letër Standarde për tenderuesin e eliminuar, ku ne si kompani jemi eliminuar nga dhënia e kësaj kontrate me arsyetimin si në vijime:

    Oferta juaj është diskualifikuar nga ky aktivitet i prokurimit, bazuar ne vendimin e OSHP-së me nr. 916/22 të datës 08.05.2023, me të cilin ju si operator ekonomik jeni sanksionuar me futje në listën e zezë deri me datën 01.05.2024.

    Kundër këtij vendimi brenda afatit ligjor është parashtruar kërkesë për rishqyrtim të vendimit të lartcekur, kurse kërkesa jonë nuk është aprovuar. Në pajtimi me Ligjin nr. 05/L-068 të Prokurimit Publik, të ndryshuar dhe plotësuar, me Ligjin 04/L237,Ligjin 05/L-068 dhe Ligjin 05/L-092 me datë 23.05.2023 kemi parashtruar ankesë në OSHP, ku kemi kërkuar që pas shqyrtimit e njëjta të aprovohet si e bazuar për faktin se ndalesa për pjesëmarrje në aktivitete të prokurimit publik vlen nga data 02.05.2023 deri me 01.05.2024.

    Ndërsa kjo procedurë është hapur para kësaj date, përkatësisht me datë 05.04.2023, andaj kjo masë, përkatësisht ndalesë do të nënkuptonte se ka efekt prapaveprues, gjë e cila është e ndaluar.

    Për me tepër, “Matkos Pharm” ka ushtruar Padi në Gjykatën Komerciale të Kosovës ndaj Kompanisë “Parian Internacional” për arsyeje që është pikërisht “Parian Internacional” Kompania, e cila na ka dërguar Iso Certifikatën e rreme dhe të pavërtetë.

    Organi Shqyrtues i Prokurimit në pajtim me dispozitat e Ligjit, pas pranimit të raportit të ekspertit, të datës 29.05.2023, ku pas shqyrtimit të tij dhe të provave të tjera

    relevante, Paneli shqyrtues i Prokurimit me datë 20.06.2023, merr Vendim dhe ka aprovuar si të bazuar ankesën tonë, dhe çështja kthehet në rivlerësim.

    Vlen të theksohet së gazeta në fjalë asnjëherë të vetme nuk ka dërguar pyetje tek kompania “Matkos Pharm” për t’u informuar dhe për ta pasur edhe pikëpamjen e kompanisë në lidhje me këtë çështje, me çka vlerësojmë se ka bërë shkelje të Kodit të Etikes për Mediat e Shkruara dhe online (tutje: Kodi).

    Kjo medie në vazhdimësi publikon artikujt për ‘’Matkos Pharm’’Sh.p.k ku ndër të tjera përfshinë edhe anëtarë të familjes, e të njëjtit nuk kanë asnjë relevancë me çështjen dhe me fushëveprimin e kompanisë, e të cilat veprime janë në kundërshtim me Kodin, i cili përcakton: citoj “Ndalohet që fotografitë, imazhet, audiot apo videot dhe dokumentet të falsifikohen dhe/apo të shfrytëzohen për qëllime keqinformimi”, pra fotografia e vendosur në ballinën e këtij artikulli nuk korrespondon me titullin, pasi që në mes të fotografisë është personi, i cili nuk ka të bëjë fare me çështjen.

    Po ashtu, në këtë artikull thuhet një e pavërtetë tjetër: ‘’Për çudi vet OShP-ja, edhe pse vendimin e mori me 2 maj, me 18 maj ia kishte pranuar po kësaj firme një ankesë kundër Ministrisë së Shëndetësisë për tenderin “Furnizim me Preparate Stomatologjike për DSHB”. Ankesën ia pranoi në periudhën kur veç kishte hyrë në fuqi ndalesa njëvjeçare për këtë firmë që madje edhe të merrte pjesë në prokurime publik. Raportimi i se vërtetës është obligim i çdo portali-mediumi ne Kosovë ne pajtim me Kodin.

    Për me tepër, “Insajderi.org” në artikullin e publikuar së fundmi përkundër detyrimit ligjor në asnjë moment nuk përmend prezumimin e pafajësisë për personat e lartcekur. Mediat e shkruara nuk do ta trajtojnë asnjë individ si fajtor, para se diçka e tillë të konfirmohet nga gjykata. Mediat e shkruara gjatë raportimit për incidente, aksidente apo vepra penale duhet të kenë parasysh prezuminin e pafajësisë për secilin të përfshirë dhe si të tillë duhet ta paraqesin në shkrim/raportim.

    Nga e gjitha të cilat u thanë më lartë, kërkojmë nga portali “Insajderi.org” që të kërkojë falje publike për dëmtimin e imazhit tonë dhe te publikoje ketë reagim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark