×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagim i Vetëvendosjes i i panevojshëm, PZAP-it gjithmonë i ka kthyer përgjigje kryetarja e KQZ-së

    Insajderi
    26 January 2021 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarët e Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alim Rama dhe Sami Kurteshi i kanë shkruar letër Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, rreth veprimeve të fundit të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

    Në letër thuhet se vendimet e Dakës rreth moscertifikimit, janë në kundërshtim me përgjegjësit e KQZ-së.

    “Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, në mënyrë arbitrare dhe të kundërligjshme pa rekomandimin e ZRPPC dhe pa vendimin e KQZ, ka hartuar së pari arsyetimet në vendimet e KQZ-së për moscertifikimin e subjekteve politike dhe të listave të tyre për kandidim”, thuhet në letër.

    Ndryshe, KQZ javën që lamë pas nuk ka certifikuar listën e kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, për shkak që sipas listës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, lista e tyre ka kandidatë që kanë qenë të dënuar në tri vitet e fundit.

    Për këtë, LVV ka dorëzuar ankesë në PZAP, por që ende nuk është marrë ndonjë vendim. PZAP ka sot afatin e fundit që të vendos për ankesat e subjekteve politike që nuk janë certifikuar.

    Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvedosje kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme dy përfaqësuesit e KQZ-së Alim Rama dhe Sami Kurteshi parë përgjigjen që Daka i ka kthyer PZAP-it si një përgjigje arbitrare me përgjigjet që PZAP ka pranuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, lidhur me ankesat e parashtruara nga subjekte të ndryshme politike për moscertifikim të kandidatëve.
    Por, përkundër që Lëvizja Vetëvendosje, ankohet për komunikimin mes kryetares së KQZ-së dhe PZAP-it, një komunikim i tillë, ka ndodhur vazhdimisht.

    Rama dhe Kurteshi e kanë parë përgjigjen që Daka i ka kthyer PZAP-it si një përgjigje arbitrare, por dokumentet e siguruara nga Gazeta Blic tregojnë se edhe në të kaluarën ka qenë gjithmonë ka pasur komunikim zyrtar mes këtyre dy institucioneve për çështje të ndryshme.

    Njësoj sikurse në të kaluarën, edhe komunikimi i fundit, ka ndodhur në suaza të komunikimeve që kanë ndodhur mes këtyre dy institucioneve edhe në zgjedhjet e kaluara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark