Insajderi
Biznes

Reagim nga Oda Ekonomike e Kosovës: Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike duhet të votohet shpejtë

Insajderi
17 August 2020 - 10:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reagim nga Oda Ekonomike e Kosovës: Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike duhet të votohet shpejtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një konferencë për medie ka deklaruar se fazë e nevojshme për rimëkëmbjen e ekonomisë në vend ka qenë edhe Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe se ky ligj sipas tij është i rëndësishëm për të rritur efikasitetin ekonomik.

Rukiqi tha se ligji reflekton pothuajse të gjitha kërkesat e bizneseve, prandaj si i tillë ai shpejtë duhet të votohet me qëllim që mjetet e ndara t’i kenë në dispozicion bizneset më së largu deri në muajin tetor.

Ai tutje tha se në dy javët e fundi gjendja tek bizneset është më e mirë. Rukiqi kërkoi edhe që të largohen kufizimet tek bizneset sa i takon edhe lëvizjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark