Insajderi
Insporti

Reagimi i Cristiano Ronaldos shkon viral: Fëmijët e tij nuk mendojnë se ai është personi më i famshëm në botë

Insajderi
08 September 2024 - 17:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reagimi i Cristiano Ronaldos shkon viral: Fëmijët e tij nuk mendojnë se ai është personi më i famshëm në botë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një video e fundit e Cristiano Ronaldos është bërë virale në internet, pasi shfaq një moment të veçantë gjatë një bisede të futbollistit me fëmijët e tij.

Gjatë një pyetje që Ronaldo u bëri fëmijëve të tij për të identifikuar personin më të famshëm që ata njihnin, përgjigjja e tyre i habiti edhe vetë. Në vend që të thonin emrin e babait të tyre, ata deklaruan se personi më i famshëm që ata njohin është nëna e tyre, Georgina Rodriguez, partnerja e Ronaldos.

Reagimi i Ronaldos ishte i papritur; ai mbeti i shtangur dhe i dha Georginës një shikim të çuditshëm. Georgina, nga ana e saj, buzëqeshte me ëmbëlsi dhe krenari ndërsa i dëgjonte fëmijët.

Ky moment, i shkëputur nga videoja e plotë që Ronaldo publikoi në kanalin e tij në YouTube, ka tërhequr shumë vëmendje dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark