Insajderi
Showbiz

Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e eliminuar në shtëpi

Insajderi
26 February 2025 - 09:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e eliminuar në shtëpi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rikthimi i Jozit, Amberit dhe G Banit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 ka sjellë reagime të ndryshme nga banorët, por Gjesti nuk ka humbur rastin për t’i ngacmuar ata me batutat e tij karakteristike.

Me t’u kthyer banorët e rinj në shtëpi, Gjesti reagoi menjëherë duke thënë: “Hajde më gjallë më gjallë, kingi iu ka në dorë edhe iu kthen prap. Prap ju qes jashtë edhe ju bi brenda!”

Kjo deklaratë, e cila u prit me të qeshura nga disa banorë, tregoi edhe njëherë vetëbesimin dhe stilin thumbues të Gjestit, i cili duket se e shijon dinamikën e lojës dhe momentet e tensionit në shtëpi.

Ndërkohë, Jozi, Amber dhe G Bani u përzgjodhën nga publiku për t’u rikthyer pas një televotimi, ku fillimisht Gjesti kishte zgjedhur shtatë banorë si kandidatë për rikthim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark