×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi i Xherdan Shaqirit kur para tij shfaqet flamuri kombëtar

    Insajderi
    02 October 2023 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xherdan Shaqiri ka qenë edhe një herë protagonist tek Çikago Fire. Futbollisti kosovar e ndihmoi ekipin e tij në fitoren e radhës. Dhe, pas ndeshjes tifozët shqiptarë e mirëpritën tek tribunat reprezentuesin e  Zvicrës.

    Me këtë rast, njëri prej tyre ia ofroi futbollistit nga Zhegra e Gjilanit flamurin kombëtar shqiptar. Dhe, Shaqiri me plot kënaqësi e dha nënshkrimin e tij në flamurin me shqiponjën dykrenore.

    Edhe pse e përfaqëson Zvicrën, Shaqiri nuk i ka fshehur asnjëherë rrënjët e tij shqiptare. Madje, në këputët e tij sportive kohë pas kohe e ka shfaqur edhe flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës, krahas atij të Zvicrës.

    https://streamable.com/ak186e?quality=highest

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark