×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagojnë nga OIK: Gjyljeta Ukella ishte pjesë e Odës, u vra mizorisht

    Insajderi
    16 April 2024 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjyljeta Ukella është gruaja që sot mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Pejë. E ndjera punonte si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

    Për vdekjen e saj ka reaguar Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë.

    Ata kërkuan që vrasësi të merr dënimin e merituar.

    “OIK reagon ashpër ndaj këtij krimi makabër brenda familjes, që ka goditur jetën e Gjyljetës. Krime të tilla duhet të dënohen dhe vrasësit të marrin dënimin e merituar. Familjes dhe kolegëve të të ndjerës iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në reagimin e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark