×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagojnë nga shkolla ku vijonte mësimet 15 vjeçari që vdiq në Mitrovicë: U prehsh në paqe engjëll!

    Insajderi
    12 January 2023 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas vdekjes tragjike të 15 vjeçarit nga Mitrovica, Bleon Smakolli, i cili sot ra nga një ndërtesë, ka reaguar edhe shkolla “Ismail Qemaili”, ku vijonte mësimet i ndjeri.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook të njëjtit i shprehën ngushëllime familjes duke u shprehur të trishtuar për vdekjen e Bleonit.

    “Kujtimi për Bleon Smakollin do të jetojë përjetësisht në mendjet dhe zemrat tona”, shkruhet ndër tjerash në postim.

    Postimi i plotë:

    Të trishtuar dhe thellësisht të pikëlluar për ndarjen e parakohshme të Bleonit, nxënësit tonë të shkollës.

    Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, shoqeve dhe shokëve të klasës dhe gjithë kolektivit të ShFMU Model ”Ismail Qemali”.

    Kujtimi për Bleon Smakollin do të jetojë përjetësisht në mendjet dhe zemrat tona!

    U prehsh në paqe engjëll!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark