Në sezonin e tretë të “Big Brother VIP Kosova”, një ngjarje shqetësuese ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ndezur diskutime për kufijtë e humorit dhe respektin ndaj të tjerëve.
Aktori i njohur nga Shqipëria, Rezart Veleshnja, ka krijuar polemika të forta me sjelljen e tij ndaj banorit Burim Vatovci.
Rezarti, i njohur për humorin e tij, ka imituar dhe ironizuar gjestet e Burimit, duke nxitur një reagim të fortë negativ nga shikuesit dhe ndjekësit e programit.
Ajo që e bën këtë situatë edhe më shqetësuese është fakti se produksioni i “Big Brother VIP Kosova” ka postuar video të këtyre momenteve në rrjetet sociale, duke i shoqëruar me një ton argëtimi, sikur bullizmi të ishte një formë e pranueshme humori.
Për këtë ka reaguar edhe vëllau i Burimit, Egzon Vatovci i cili ka hedhur në “Instastory” videon ku Rezarti e imiton vëllaun e tij.
“Kjooo osht e pa pranushmeee, qfar m** artistii je ti nese bon gjana tilla marreeee” ka shkruar ai.
Shikuesit kanë nisur të shprehin zhgënjimin e tyre në rrjetet sociale, duke kërkuar një reagim të shpejtë dhe të qartë nga produksioni dhe nga vetë Veleshnja.