Insajderi
Lajme

Reagon Besnik Berisha: Aktakuza është e pabazë

Insajderi
20 May 2016 - 16:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas tij, kjo aktakuzë është e paqëndrueshme dhe nuk ka kurrfarë baze.

“Deklaroj se kjo aktakuzë është e pabazë dhe e ndikuar nga MPB-ja,për shkak të publikimit që e kam bërë lidhur me keqpërdorimet me pasaportat biometrike që kanë ndodhur dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga vetë Berisha.

Berisha thotë se në vend që policia dhe prokuroria të ndërmarrin masa ndaj keqpërdoruesve që e dëmtojnë buxhetin e Kosovës, po ngritin aktakuzë ndaj “denoncuesit, kinse për zbulim të fshehtësisë zyrtare”.

Ai deklaron se asnjë informatë apo dokument të klasifikuar si sekret nuk e ka publikuar. Por, thotë që ka publikuar vetëm keqpërdorimet që kanë ndodhë. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark